Thursday, 24. September 2026
Sport

VIDEO/ Spektakël me 6 gola në Premier Ligë, Aston Vila dhe Liverpuli ndajnë pikët në minutat e fundit

GS 13/05/2024 1 Min. Lesezeit

Aston Vila dhe Liverpuli ndanë pikët në takimin e javës së 37-të të Premier League në duelin dramatik që u mbyll me barazimin 3-3. 

0b43d74c-abea-4a3d-ab18-8127f41eeae7

Sfida e luajtur në “Villa Park” rezultoi shumë e luftuar, ndërsa u zhbllokua në minutën e 2-të pas një autogoli të portierit Martinez që u dha avantazhin “The Reds”. 

Në minutën e 12-të Tielemans gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha barazimin vendasve.  Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Liverpulit, teksa Gapko shënoi golin e dytë në minutën e 23-të. 

Të bësuarit e Klopit gjetën edhe golin e tretë me talentin Quansah në minutën e 48-të. Vendasit e Aston Vilës, nuk u dorëzuan duke shënuar 2 gola në minutat 85 dhe 88 me Duran.  

Pas raundit të 37-të Aston Vila renditet në vend të katërt me 68 pikë, teksa Liverpul në vend të tretë me 79 pikë. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: