Tuesday, 21. April 2026
Sport

Zaneti: Kur erdha tek Interi nuk më njihnin, ja si më bleu Morati…

GS 14/05/2024 2 Min. Lesezeit

Tani po flasim për një nga ikonat e Interit, por për të arritur deri këtu, Havier Zaneti ka pasur një rrugëtim të gjatë përpara. Të miksuar me fatin dhe zotësinë për të fituar gjithçka me fanellën zikaltër. Zëvendëspresidenti aktual ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur me karrierën e tij dhe një nga episodet më të bukura ishte pjesa kur Morati e zgjodhi rastësisht.zaneti

“Interi erdhi për të parë ndeshje në Argjentinë dhe donte të transferonte Rambertin. Në atë kohë ndeshjet ishin me videokasetë. Ia treguan Moratit, që po shihte edhe për një tjetër lojtar jo në rolin tim. Por kur pa ndeshjen ai ka thënë: Dua këtë numrin 4. Transferoni numrin 4 urgjentisht. Kështu nisi karriera ime tek Interi”, tregon Zaneti.

Më tej shumë biseda në lidhje me të shkuarën.

“Kur erdha në Milano askush s’më njihte. Isha një lojtar pa shumë emër dhe në ditën e prezantimit unë si gjithmonë kisha me vete atletet për të vrapuar. Gazetarët më shihnin dhe nuk e dinin kush isha. Sigurisht që isha i emocionuar atë ditë dhe doja të bëja gjithçka për të lënë gjurmë tek Interi. Pupi? Më quajnë kështu sepse më thoshte trajneri im i parë në Argjentinë. Në skuadër ishin shumë Havier dhe Pupi thërrisnin tim vëlla. Edhe mua më mbeti kjo nofkë”, ka thënë Zaneti.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: