Wednesday, 15. July 2026
Sport

Nojer i premton tifozëve: Vitin tjetër fitojmë Champions-in Mynih

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Bajern Mynih, Manuel Nojer ka dashur ta hedh pas krahëve humbjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, e cila i dha fund shpresave që bavarezët të evitonin sezonin pa trofe.

nojer

Nojer është shprehur i bindur se ata kanë për t’i shkuar deri në fund etapës pasuese të Champions-it: “Fakti që finalja e ardhshme në Ligën e Kampionëve do të luhet në Mynih, i shton akoma më shumë zjarrin ekipin tonë për ta fituar trofeun në shtëpinë tonë. Do të jetë vërtetë diçka e jashtëzakonshme.

Më kujtohet finalja e vitit 2012 ndaj Çelsit, por është koha që fati të flasë për ne. Skena kundër Realit në Spanjë më dhemb, por nuk i përket së shkuarës”, e mbylli Nojer.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: