Wednesday, 15. July 2026
Sport

​Qartësohet e ardhmja e Varanes

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester United dhe Raphael Varane kanë vendosur që ta ndërpresin bashkëpunimin këtë verë.

Tanimë është e konfirmuar që Varane do të largohet nga United si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, raporton kp.

“Do ju shoh juve në ‘Old Trafford’ për t’ju thënë lamtumirë për ndeshjen e fundit si vendas të këtij sezoni. Do të jetë një ditë plot me emocione për mua”, ishin fjalët e Varanes drejt tifozëve të United.

Varane do të jetë lojtar i lirë në merkato pasi që kontrata e tij nuk do të rinovohet te United.

Teilen: