Thursday, 24. September 2026
Sport

Gruda po vazhdon shkëlqimin në Bundesligë

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar, Brajan Gruda ka vazhduar me paraqitje të mira në Bundesligë me fanellën e Mainzit. Gruda ishte dribluesi më i mirë për xhiron e 33-t të kampionatit gjerman.

Ai pati dhjetë driblime të suksesshme në fitoren e Mainzit 3:0 kundër Borussia Dortmundit dhe gjithashtu zuri vend në ekipin më të mirë të xhiros, ka njoftuar të martën liga gjermane.

19-vjeçari në vitin 2022 është promovuar në ekipin e parë të Manizit, ndërsa këtë edicion ka 3 gola e dy asistime në 27 paraqitje në kampionat.

Madje, trajneri i Mainzit, Bo Henriksen ka thënë se Gruda është një lojtar fantastik dhe ka një të ardhme të ndritur.

Gruda, i cili aktivizohet me ekipin U21 të Gjermanisë ka kontratë me Mainzin deri në vitin 2026.

Teilen: