Tuesday, 21. April 2026
Sport

Në Gjermani e bëjnë fakt të kryer, heroi që çoi Dormundin në finalen e Ligës së Kampioneve nuk do të jetë në Europian

GS 14/05/2024 2 Min. Lesezeit

Gjermania ka fillua të bëjë publike këto ditë listën e futbollistëve që do të grumbullohen për Euro 2024, ku ekipi i Julian Nagelsman ka për detyrë që të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze pasi është vendi organizator. Si gjithmonë, ka diskutime të mëdha sa i përket listës së lojtarëve të grumbulluar dhe në këtë pikë, padyshim do të ketë debate të mëdha mbi një futbollist në veçanti.

humels

Heroi i Borusia Dortmund në këtë sezon, qendërmbrojtësi Mats Humels, nuk do të jetë në listën e Nagelsman. Sipas “Bild”, trajneri ka vendosur të mos grumbullojë veteranin gjerman, edhe pasi ky i fundit po kalon një periudhë të shkëlqyer siç e treguan paraqitjet e tij ndaj PSG-së në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Ai u shpall “Lojtari i ndeshjes” në të dy sfidat ndaj francezëve për paraqitjet e tij në mbrojtje, por edhe për golin që shënoi në sfidën e dytë që praktikisht e shtyu ekipin gjerman drejt kualifikimit të mëtejshëm.

I njëjti burim sqaron se emrat për qendrën e prapavijës të Gjermanisë për turneun janë Xhonatan Tah (Leverkusen), Niko Shloterbek (Dortmund), Robin Koh (Frankfurt), Antonio Rydiger (Real Madrid) dhe Valdemar Anton (Shtutgart).

PANORAMASPORT.AL

Teilen: