Tuesday, 21. April 2026
Sport

“Kam babain idhull”, Giovanni Simeone: Kim është mbrojtësi më i fortë, nuk kishte kundërshtar

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Napoli-t, Giovanni Simeone ka dhënë së fundmi një prononcim për kanalet zyrtare të klubit italian, ku ka folur për një sërë çështjesh.

Argjentinasi u pyet se cili është lojtari më i fortë me të cilin është përballur apo ka luajtur në krah ndonjëherë dhe ai zgjodhi ish-shokun e skuadrës që tashmë është pjesë e Bayern Munich, Kim Min-jae.

“Nuk e di, ka shumë, por them që më i forti nuk ishte kundërshtar, por shok skuadre, Kim. Është një futbollist i kompletuar, përtej çdo niveli. Kim është ndryshe nga të gjithë të tjerët”-u shpreh 28-vjeçari.

Ndërsa sa i përket idhullit të tij në futboll, sulmuesi theksoi që është babai i tij, momentalisht trajner i Atletico Madrid, Diego Simeone.

“Ka qenë gjithmonë babai im, është edhe tani. Do të doja të isha pak si ai, për mënyrën e të qenurit, për mënyrën se si i ndjek gjërat, për mënyrën se si e përballon jetën. Ai është një person shumë i veçantë”-deklaroi Giovanni Simeone./ h.ll/abcnews.al

Teilen: