Tuesday, 21. April 2026
Sport

Leverkusen kap shifrën e 50 ndeshjeve pa humbje, “aspirinat” kërkojnë mbylljen e sezonit perfekt

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Bajer Leverkusen rrumbullakoi ndeshjen numër 50-të pa humbje në të gjitha kompeticionet që prej nisjes së sezonit 2023-2024. Ekipi i Ksabi Alonsos arriti të mposhtë lehtësisht Bohumin me shifrat e thella 5-0.

leverkusen

Në Bundesligë i ka mbetur edhe dueli me Augsburgun në shtëpi që të finalizojë sezonin pa humbje në Bundesligë. Granit Xhaka me shokë kanë në lojë edhe dy ndeshje të tjera, përveç ligës, konkretisht me Atalantën dhe Kaizeslautern.

Fillimisht ata do të duelojnë në finalen e Europa Ligës kundër Atalantës së Gjimshitit, ndërsa më pas luftojnë në finalen e Kupës. Nëse ia dalin me sukses në këto përballje, atëherë do mbyllin sezonin perfekt, pa asnjë humbje në të gjitha frontet.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: