Tuesday, 21. April 2026
Sport

Zyrtare/ Olivier Giroud lojtari më i ri i Los Angeles FC

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Olivier Giroud është zyrtarisht lojtari më i ri Los Angeles FC.

Klubi amerikan ka zyrtarizuar këtë të martë afrimin e sulmuesit francez përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Sulmuesi Olivier Giroud do t’i bashkohet Los Angeles FC deri në vitin 2025, me opsionin e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2026”, bën me dije klubi amerikan.

Vetëm një ditë më parë francezi bëri me dije largimin nga Milan-i përmes një videoje të publikuar nga klubi italian në rrjetet sociale./ h.ll/abcnews.al

Teilen: