Wednesday, 15. July 2026
Sport

Shuhet pista “Flik”, s’ka ujdi mes tij dhe Bajern Mynihut

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Zyrtarizmi i largimit të Tomas Tuhel pas ndeshjes me Hofenhaim, i vë kusht bordit për të gjetur pasuesin në kohë rekord. Sa më shumë të vonohet pasuesi, aq më e vështirë do të bëhet edhe organizmi i skuadrës në vigjilje të ciklit 2024-2025.

flik bajern

Shumë emra me peshë e kanë refuzuar drejtimin e Bajernit nga Ksabi e deri te Zidan. Së fundmi është lakuar emri i Hansi Flik. U duk se do të kishte një ribashkim mes palëve, por nuk po ndodh kështu. Sipas informacioneve nga “Bild”, raportohet se Hansi Flik i ka vendosur kusht që kontrata të jetë në plan afatgjatë, por bordi nuk ka ndërmend t’i shtrojë në tryezën e diskutimit më shumë sesa 2 vjet. Kësisoj gjetja e dakordësisë është shumë larg, çka ka rritur pasigurinë.

Trajneri 59-vjeçar gëzon reputacion të gjerë te mbështetësit, pasi me Flikun ata fituan tripletën e fundit në ciklin 2019-2020.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: