Italia nuk do të ketë shërbimet e Nikolo Zaniolos për Euro 2024. Lajmi ka ardhur nga mediat italiane pasi është mësuar shkalla e dëmtimit të futbollistit ofensiv i cili la para kohe fushën e lojës në ndeshjen e të hënës mes Aston Vilës së tij dhe Liverpulit.

Sipas “Corriere Dello Sport’, Zaniolo ka një mikrofrakturë në këmbë dhe kjo do të thotë se ai duhet të qëndrojë minimalisht një muaj pushim absolut për rikuperimin e dëmtimit. Kjo e bën të pamundur grumbullimin e tij nga Luçiano Spaleti për aktivitetin në verë, ku pikërisht pas një muaji Italia luan ndeshjne e parë kundër Shqipërisë.
Për Zaniolon ky është Europiani i dytë radhazi që humb për dëmtim. AI mungoi edhe në Europianin e vitit 2021 pasi kishte pësuar një këputje të ligamenteve të gjurit pak muaj para fillimit të aktivitetit.
PANORAMASPORT.AL