Tuesday, 21. April 2026
Sport

VIDEO/ Real Madrid argëtohet me Alaves, “Los Blancos” nuk falin

GS 15/05/2024 1 Min. Lesezeit

Reali i Madrid argëtohet në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e javës së 36-të përballë Alavesit, që e mposhti me rezultatin e thellë 5-0.

Tashmë të shpallur matematikisht prej javësh kampionë të La Ligas dhe finalist të Championsit, “Los Blancos” nuk po e heqin këmbën nga gazi në kampionat, duke “shtypur” me prepotencë çdo kundërshtar që i del përpara.

Spikati Jude Bellingham si autor i golit të parë dhe i dy asisteve, por edhe Vinicius, që realizoi dy herë./ h.ll/abcnews.al

Teilen: