Teksa është arkivuar edhe java e 36-të e Serisë A, sot do të jetë Kupa e Italisë ajo që ka fituar skenën, me Juventusin dhe Atalantën që do të jenë dy finalistet e trofeut të dytë për nga rëndësia në Itali.

Për të dy skuadrat sot në mbrëmje do të ketë shumë stimujt për të fituar dhe nuk po flasim vetëm për trofeun e Kupës së Italisë. Sipas asaj që raporton “Calcio e Finanza”, të shkuarit deri në fund të këtij trofeu vlen thuajse 5 milionë euro për finalisten humbëse dhe 7.6 milionë euro për skuadrën fituese. Dhe e gjithë kjo pa harruar fitimet që vijnë nga biletat për skuadrat në lojë, mes të cilave edhe 30 për qind e atyre të finales që do të zhvillohet në Romë, apo edhe kualifikimi për në “final 4” të Superkupës së Italisë, e cila gjithashtu garanton minimalisht 6.5 milionë vetëm për pjesëmarrjen e deri në 15.6 milionë euro të tjera, në rast suksesi në Superkupë.
Kështu që sidomos për Juventusin, Kupa e Italisë, pas kualifikimit në Botërorin e Klubeve dhe Ligën e Kampioneve, ky trofe është një tjetër “kamerdare” financiare për të mos u humbur, duke qenë se mund ta çojë arkëtimin total në 23 milionë. Por mbi të gjitha për të mos mbyllur sezonin e tretë radhazi me “zero trofe”, diçka që është parë rrallë në historinë e këtij klubi prestigjoz, por në një periudhë të errët prej mjaft sezonesh.
PANPORAMASPORT.AL