Tuesday, 21. April 2026
Sport

“Garda e vjetër” lobon pro qëndrimit të Tuhelit te Bajern Mynihu

GS 15/05/2024 2 Min. Lesezeit

Bajern Mynih ende është në kërkim të trajnerit të ri, pas marrjes së disa refuzimeve. Por mediat gjermane i japin zë qëndrimit të Tomas Tuhel. Kjo duket e vështirë të ndodh, krahas deklaratave të bordit, prestigjiozja “Bild” nxjerr në dritë skenarin me protagonistë Herri Kejn, Tomas Myler dhe Manuel Nojer.

tuhel

Ata i kanë kërkuar shefave që të mbajnë trajnerin ekzistues edhe pas këtij sezoni. Tuhel ka krijuar lidhje të ngushtë me ekipin, ndërsa “garda e vjetër” është futur në “aksion”. Vijohet më tej se bordi është “zbutur” ndaj trajnerit 50- vjeçar dhe po shqyrtohet opsioni i qëndrimit. Nuk ka informacion të sakta, nëse iniciativa e “veteranëve” do të japë rezultat konkret. Tomas Tuhel erdhi me pretendime të mëdha në Mynih, por pas një viti u mor vendimi në trajtë verbale që ai të largohet. Gjithsesi, asgjë nuk është firmosur. Problemi më i madh te bavarezët përkon me tensionet mes Uli Hënes. Ata kanë pasur fërkime edhe në media, teksa deklaratat nga të dyja palët e kanë shtuar “zjarrin” e polemikave.

Presidenti Hënes tha se Tuhel nuk i jep përparësi talenteve dhe e hedh vështrimin drejt tregut, ndërsa politikat e klubit kanë tjetër qasje. Tekniku gjerman e kundërshtoi publikisht argumentin e Ulit, madje e cilësoi si ulje të figurës së tij. Pakënaqësi ka edhe Rumenigen me menaxhimin që Tuhel i ka bërë ekipin, duke e vendosur në pozitën e fajtorit kryesor që ekipi e mbylli ciklin 2023-2024 pa trofe.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: