Një video epike e trajnerit Masimilaino Alegrit është duke bërë xhiron e rrjetit. Trajneri i Juventusit u përjashtua nga loja në fundin e ndeshjes mes Atalantës dhe Juventusit, për protesta flagrante kundër gjyqtarit Fabio Mareska.
Edhe pse skuadra e tij ishte duke fituar me rezultatin 0-1, minutat e fundit ishin vërtet të zjarrta, duke sjellë shpërthimin e Alegrit, i cili nuk u përmbajt, hoqi xhaketën dhe kravatën i hodhi në tokë dhe bërtiti duke u kthyer nga tribuna qëndroren:
“Ku është Roki”, i cili është dhe shefi që cakton arbitrat. Për më tepër shikoni videon:
Max Allegri 😬😎👺 pic.twitter.com/Dv0w9bcFqP
— Matthijs_Pog (@MatthijsPog) May 15, 2024
PANORAMASPORT.AL