• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Duka: Jemi gati, kërkojmë rezultate pozitive në Euro 2024

16/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se Shqipëria do të luajë me skuadrat më të forta të botës në Europian teksa shton se është bukur të sfidohesh nga të tilla ekipe.

Gjatë fjalës së tij në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Duka shprehet se është bërë gjithçka gati dhe se beson se ekipi kombëtar do të jetë në nivelet e perfeksionit në Euro 2024 teksa shton se nuk kanë asgjë për të humbur.

– Shqipëria po shkon në Europian, cilat janë objektivat? Është ndoshta jo vetëm grupi i ferrit, por më i vështiri i mundshëm që mund të binte?

Armand Duka: Unë nuk e kam parë si një grup ferri, unë e kam parë si një grup vërtetë simpatik. Do të luajmë kundër ekipeve të mira të botës dhe ne ato do të kemi në grup. Është bukur të sfidosh dhe të ndeshesh kundër ekipeve të tilla. Nuk janë më të dobët të tjerët. Ndeshjet e futbollit janë të gjitha të vështira. Nuk ka diferenca të mëdha. Ne mund të arrijmë. Nëse ne do të bëjmë atë që kemi bërë gjatë ndeshjeve eliminatore, ne padyshim që do të bëjmë një performancë pozitive. Uroj që ne ta kemi. E rëndësishme që t’i kemi futbollistët mirë. Kemi bërë gjithçka gati, besoj se do të jemi në nivelet e perfeksionit që futbollistët të mendojnë vetëm për të luajtur dhe për të arritur një rezultat pozitiv. Nuk kemi gjë për të humbur në Europian. Unë kam besim tek Silvinjo dhe çunat, presionin le të ja lëmë atyre dhe ne të kënaqemi me atë që kemi arritur. /Klan TV

Next Post

Ten Hag: Duam ta fitojmë FA Cup!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.