• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi fitoi Kupën e Italisë, Alegri injoroi keq Xhuntolin: Ik, ik! Edhe nëse largohem lë një ekip të fortë

16/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Masimiliano Alegri ofroi njK shou të vërtetë në atë që mund të ketë qenë edhe finalja e tij e fundit me Juventusin, në pritje të lamtumirës.

2153148802.0

Pas spektaklit që ofroi në fushë, duke i dhuruar skuadrës trofeun e parë pas 3 sezonesh, në minutën e 95-të ai u pa i tërbuar me arbitrimin e Mareskës, por në këtë rast jo vetëm që iu hakërrye kryesorit dhe arbitrit të katërt, por përveç hedhjes tradicionale të xhaketës, hoqi edhe kravatën dhe shqeu këmishën: “Që tani ishte gjithçka e planifikuar nga unë, – përgjigjet Alegri, ndaj një pyetje të Ravanelit, pas ndeshjes.

– Ishte një moment i nxehtë i ndeshjes dhe duhej bërë pak rrëmujë që të ndërpriste vrullin e sfidës. Mendoj se ia arriti”, deklaroi trajneri duke qeshur. Duke qenë se vetë livornezi kishte deklaruar se pas finales së Kupës së Italisë do të zbardhte dhe të ardhmen e tij, 56-vjeçari dukej se e dha atë mes fjalëve.

“Nuk e di nëse do të jem unë trajneri sezonin e ardhshëm apo jo, pasi këto gjëra i vendosin drejtuesit e klubit. Prandaj pyesni ata më mirë. Unë jam i lumtur që pashë djemtë e mi të gëzohen, pas një sezoni shumë të gjatë dhe di të them vetëm që nëse më largojnë, atëherë jam i sigurt se kam lënë një skuadër të fortë në shumë aspkte”.

Por ajo që mund të jetë konfirmimi i divorcit me Alegrit dhe Juventusit është një video e bërë virale pas mesnatës, në të cilën trajneri bardhezi i drejtohet me tone nervoze drejtorit sportiv, Kristiano Xhuntoli. Me dorën drejtuar nga ky i fundit që po duartrokiste lojtarët bardhezi, Alegri shihet teksa i thotë: “Ik, ik… Larg, larg”.

“Jo, nuk mendoj se ndodhi gjë në fund. Ka qenë vetëm një moment në të cilin po festoja me lojtarët dhe mund të jetë keqkuptuar”, e justifikoi këtë moment Alegri.

JETON STAMOLLA–PANORAMASPORT.AL

Next Post

Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.