Jualian Nagelsman ka zyrtarizuar sot emrat e 27 futbollistëve të listës provizore të lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Gjermaninë në “Euro 2024”.
Në këtë listë spikat prania e plot 6 lojtarëve të Bajernit të Mynihut. Zgjedhjet e Nagelsman kanë qenë drastike pasi jashtë Europianit kanë mbetur lojtarë si Humels, Brandt, Xhan, Adejemi, Gorecka dhe Gnabri (është i dëmtuar).
Lojtarët me më shumë ekspereincë janë Tomas Myler (128 ndeshje ndërkombëtare), Manuel Neuer (117 ndeshje ndërkombëtare) dhe Toni Kros (108 ndeshje ndërkombëtare).
Të grumbulluarit
Në portë: Oliver Bauman (TSG Hoffenheim), Manuel Nojer (FC Bayern), Aleksander Nybel (VfB Stuttgart), Mark-Andre ter Shtegen (FC Barcelona)
Në mbrojtje: Valdemar Anton (VfB Stuttgart), Benxhamin Henrish (RB Leipzig), Joshua Kimish (FC Bayern), Robin Koh (Eintracht Frankfurt), Maksimilian Mitelshdet (VfB Stuttgart), David Raum (RB Leipzig), Antonio Rydiger (Real Madrid), Niko Shloterbek (Borussia Dortmund), Xhonatan Tah (Bayer 04 Leverkusen)
Në mesfushë: Robert Andrish (Bayer 04 Leverkusen), Kris Fyhrish (VfB Stuttgart), Paskal Gros (Brighton & Hove Albion), Ilkai Gyndogan (FC Barcelona), Toni Kros (Real Madrid), Xhamal Musiala (FC Bayern), Aleksandar Pavloviç (FC Bayern), Leroi Sane (FC Bayern), Florian Virc (Bayer 04 Leverkusen)
Në sulm: Maksimilian Baier (TSG Hoffenheim), Niklas Fyllkrug (Borussia Dortmund), Kai Haverc (FC Arsenal), Thomas Myller (FC Bayern), Deniz Undav (VfB Stuttgart).