Për herë të parë në histori të futbollit, do të kemi katër skuadra shqiptare në kualifikueset e Champions League.
Skuadra e katërt është çështje ditësh kur do të konfirmohet zyrtarisht kampioni i ri i Malit të Zi.
Është fjala për skuadrën shqiptare Deçiqi nga Tuzi, me president Pal Dreshaj.
Deçiqi i duhen edhe tri pikë nga dy ndeshjet e fundit dhe të shpallet kampion i ri i Malit të Zi.
Deçiqi do të luajë në Nikshiq me Sutjeskën dhe në fund e pret Arsenalin e Tivatit.
Deçiqi kryeson me 64 pikë e ka 3 më shumë se Buduçnosti i Podgoricës.
Struga Trim Lum, skuadër shqiptare, është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut.
Brenda pak ditëve do të kemi edhe kampionin e ri në Kosovë dhe në Shqipëri.
Kësisoj, sipas të gjitha gjasave, katër skuadra shqiptare do të janë në Champions League në edicionin 2024-2025.
Deçiqi që prite të shpallet kampion i Malit të Zi, Struga Trim Lum – kampioni i Maqedonisë së Veriut, si dhe së[ shpejti do të dihet kampioni i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
Katër kampionë shqiptarë në katër shtete të ndryshme.
Kjo është mrekulli shqiptare.