Të enjten janë caktuar gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e xhiros së 35-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo është xhiroja e parafundit e këtij edicioni, ndërsa të gjitha ndeshjet do të luhen të shtunën prej orës 17:00.
Megjithatë, vëmendja do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku skuadra e Llapit përballet me Ballkanin. E drejtësinë në këtë ndeshje, ku mund të përcaktohet kampioni i këtij edicioni, do ta ndajë gjyqtari me stemë të FIFA-s, Genc Nuza.
Ballkani prinë në tabelë me 72 pikë, katër më shumë se Llapi dhe i mjafton barazimi për ta mbrojtur titullin e kampionit. Nuza si gjyqtarë kryesor, do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni e Alban Ejupi.
Gjyqtar i katërt do të jetë Egzon Dakaj, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Lirim Gashi e Bajram Kabashi.
Në ndeshjet tjera, do të takohen Gjilani – Drita, Feronikeli ’74 – Dukagjini, Prishtina – Fushë Kosova dhe Malisheva – Liria.