Wednesday, 22. April 2026
Sport

Mijoviq “drejton gishtin” kah gjyqtarët për humbjen e Yllit

GS 16/05/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Golden Eagle Yllit, Petar Mijoviq ishte i shkurtër në deklaratën e tij, por që pati një mesazh të fortë.

Ylli, të enjten mbrëma u mposht në Mitrovicë nga Trepça, e cila po avancon 2:1 në serinë finale të play-offit.

Mijoviq pati fjalë të mira për tifozët e Trepçës, ekipin dhe lavëdroi organizimin e klubit mitrovicas, por fjalë të mira nuk pati edhe prej njërin prej gjyqtarëve.

Sipas trajnerit Mijoviq, edhe këtë ndeshje sikurse të parën e vendosi gjyqtari.

“Përgëzime për tifozët dhe lojtarët, trajnerin e stafin e Trepçës se meritojnë një gjë të tillë. Mirëpo, sërish sikur në ndeshjen e parë, vendosi një njeri nëse mund ta quajmë refer”, tha Mijoviq.

Teilen: