Wednesday, 22. April 2026
Sport

Ylber Ramadani flet për lëndimin: Rrezikova të vdisja

GS 17/05/2024 1 Min. Lesezeit

Fatmirësisht, më e keqja tashmë është hedhur pas Ylber Ramadanit. Mesfushori i Leçes u përball me një problem shumë të rëndë shëndetësor disa javë më parë, të cilin sic e zbuloi vet futbollisti, ka mundur t’i kushtoj me jetë.

Gjatë një bisede për DAZN, Ramadani falënderoi publikisht Leçen për mbështetjen e tyre.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja. Presidenti, drejtori sportiv trajneri, i gjithë klubi, ishin pranë meje ”, ka thënë Ramadani.

Më 23 prill, Leçe lëshoi një buletin zyrtar mjekësor për gjendjen e tij, duke raportuar se mesfushori shqiptar pësoi një lëndim në qafë që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Sportisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara, të cilat i lejuan të shmangte operacionin”.

Teilen: