Wednesday, 22. April 2026
Sport

Debuton në futbollin argjentinas në moshën 14-vjeçare dhe thyen rekordin e Agueros

GS 17/05/2024 2 Min. Lesezeit

Mateo Apolonio hyri në historinë e futbollit profesionist argjentinas, duke debutuar me fanellën e Deportivo Riestra në vetëm 14 vjeç e 29 ditë.

Mbrojtësi i majtë, i cili hyri në fushë në 85′ në duelin kundër Newell’s Old Boys, duke llogaritur për Kupën e Argjentinës, theu rekordin e Kun Agueros – 15 vjet e 35 ditë, me Independiente – duke u bërë më i riu që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje zyrtare në futbolli profesionist në këtë vend, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Cristian Fabbiani, trajneri i Deportivo Riestra, e arsyetoi vendimin me kalendarin dhe nevojën e rotacionit të skuadrës.

Lojtari i ri nuk e fshehu gëzimin duke folur për Ole: “Isha në sallonin e shtëpisë sime, u ngjita lart dhe babai qante. Nuk kuptova asgjë dhe ai më tha se do të më thërrisnin. Isha nervoz gjithë ditën, duke u dridhur.”

/GazetaBlic Sport/ 

Teilen: