Wednesday, 22. April 2026
Sport

Mediat spanjolle nisin aludimet, Çavi Hernandez mund të marrë drejtimin e Milanit! Ja zëvendësuesi i tij i mundshëm tek Barcelona

GS 17/05/2024 1 Min. Lesezeit

Çavi Hernandez mund të shkarkohet nga Barcelona pas mbylljes së sezonit.

cavi

Mediat e huaja kanë nisur spekulimet duke e lidhur të ardhmen e tij me Milanin, në Serinë A.

Ndërkohë, te Barcelona po mendojnë t’i dhurojnë pankinën Rafa Markez, ish-kapitenit legjendar i Meksikës. 44-vjeçari, pjesë e katalanasve në vitet 2003-2010, aktualisht drejton ekipin e dytë të Barçës prej verës së vitit 2022.

“Sigurisht që nuk do të përgjigjesha jo, nuk refuzohet një mundësi e tillë… Nëse kjo ndodh, do të përpiqem të jem i gatshëm dhe të bëj më të mirën time”, shprehej kohë më parë 45-vjeçari.

Skenar për të cilin shtypi sportiv katalanas është i sigurt.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: