• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debutuesi elitar 14-vjeçar që theu rekordin e Agueros dhe Maradonës

17/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë 14-vjeçarë kanë filluar të luajnë futboll vetëm pak vite më parë.

Sidoqoftë, ka nga ata që në të njëjtën moshë e kanë gjetur veten të katapultuar në një ndeshje profesionale.

E tillë është historia e Mateo Apolonio, i cili dje debutoi në ndeshjen e Kupës së Argjentinës mes Deportivo Riesta dhe Newell’s Old Boys.

Mateo Apolonio Berruezo është bërë zyrtarisht lojtari më i ri argjentinas, që ka hyrë në fushë në një ndeshje futbolli profesionist me vetëm 14 vite e 29 ditë mbi supe. Ai e bëri këtë debutim në një moshë më të re se Sergio Agüero (më 2003 debutoi në Primera División në moshën 15 vjeç e 35 ditë) dhe Diego Armando Maradona (debutoi në elitën e futbollit argjentinas 10 ditë para ditëlindjes së tij të 16-të).

Apolonio u hodh në fushë nga trajneri Cristian Fabbiani në minutën e 85-të të ndeshjes së 1/16 finale të Kupës së Argjentinës, të cilën Deportivo Riestra e humbi 1-0 kundër Newell’s Old Boys. Për këtë ndeshje, trajneri vendosi të thërrasë disa lojtarë të nivelit të dytë, duke i dhënë përparësi kampionatit, ku Deportivo Riestra po lufton për të mos rënë nga kategoria.

Fabbiani, megjithatë, vendosi gjithashtu të mos aktivizonte ekipin rezervë, i cili kishte luajtur një ditë më parë, por të preferonte të rinjtë, ku bëjnë pjesë lojtarët me moshë maksimale 16 dhe 17 vjeç, duke përfshirë edhe Apolonio, kapiten i ekipit U-14.

“Është kapiten i ekipit të moshës së tij, ne po e ndiqnim. Nuk u vu re, por ka një dinamizëm të mirë. Është një ‘bast’ i klubit”, – ishin fjalët e trajnerit të tij në debutimin e Apolonio.

Trajneri kundërshtar, Mauricio Larriera, shtoi: “Ai më duket shumë i ri.

Nga njëra anë, si baba, them se është diçka e rrezikshme. Por, nëse debutoi me ekipin e parë në këtë moshë, kjo do të thotë se trajneri dhe klubi shohin diçka të veçantë tek ai”.

Next Post

Kupa e Botës 2027 për femra do të mbahet në Brazil

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.