• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alegrin e shkarkuan në të njëjtën ditë si herën e parë! Juventusi i besohet ish-mbrojtësit… të pezulluar

17/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Aventura e dytë e Masimiliano Alegrit te Juventusi ka përfunduar me keq se e para, por ironikisht në të njëjtën ditë. Pesë vite më parë, më datën 17 maj, Juventusi komunikonte largimin e trajnerit në fund të edicionit futbollistik.

alegri

Këtë herë nuk është pritur fundi i edicionit, por në të njëjtën datë është marrë vendimi për largimin e teknikut, i cili do të mungojë në dy javët e fundit të kampionatit. Janë ato ndaj Bolonjës së Tiago Motës dhe Monzës, ku në të fundit priste t’i jepte lamtumirën tifozerisë bardhezi pasi ishte i ndërgjegjshëm që nuk do të vazhdonte më në këtë klub.

Meqë bashkë me Alegrin është shkarkuar edhe i gjithë stafi i tij, Juventusi i ka besuar ekipin deri në fund të sezonit ish-mbrojtësit Paolo Montero, por me këtë të fundit që është detyruar të udhëtojë me ekipin U19 që  drejton aktualisht drejt Frozinones. Skuadra do të luajë atje një ndeshje të kampionatit të kësaj moshe, pa Monteron në pankinë, pasi ai është i pezulluar për një sfidë nga komisionet disiplinore.

Montero nuk është emëruar te Juventusi që sot pikërisht për të shlyer këtë ndeshje pezullim me U19, në mënyrë që më pas të ketë mundësinë që të ulet në pankinën e ekipit të parë në ndeshjen ndaj Bolonjës, ku si kundërshtar do të jetë trajneri i cili pritet të drejtojë bardhezinjtë në sezonin e ardhshëm, Tiago Mota.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventusi shkarkon trajnerin Max Allegri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.