Wednesday, 22. April 2026
Sport

Slot nënshkruan kontratën me Liverpoolint

GS 17/05/2024 1 Min. Lesezeit

Menaxheri holandez Arne Slot ka nënshkruar kontratën si kryetrajner i ri i Liverpoolit.

Njoftimi zyrtar do të bëhet sipas dëshirës së klubit anglez, i cili po bëhet gati për lamtumirën e Jurgen Kloppit.

Të gjitha dokumentet janë nënshkruar nga dy klubet dhe të premten ka nënshkruar zyrtarisht edhe trajneri holandez.

Klubi anglez pritet të sigurojë lejet e punës për disa anëtarë të stafit të Slotit.

Teilen: