• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tuhel, Ksavi ose Skaloni / Milani në kërkim të trajnerit të ri shfrenon… fantazinë

18/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona mund të lar gojë Ksavin në fund të sezonit edhe pse trajneri ishte konfirmuar pasi pati deklaruar dorëheqjen. Nëse presidenti Laporta do ta shkarkojë, siç raportojnë mediat spanjolle, trajneri aktual i katalanasve mund të merret në konsideratë pikërisht nga Milani që kërkon ende një pasardhës të Piolit.

MixCollage-18-May-2024-10-00-AM-8000

Një tjetër kandidat për t’u bërë trajneri i ardhshëm i “Djalli” mund të jetë Tomas Tuhel. Ai ka konfirmuar se do të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Hofenhaimit. Siç raportohet nga “SportMediaset”, tekniku gjerman do të ishte kontaktuar nga Milani, por diskutimet do të ishin ndalur menjëherë pasi kërkesa për pagë do t’i kishte frikësuar kuqezinjtë. I njëjti burim konfirmon se Tuhelo do të donte deri në 12 milionë në sezon dhe garanci për një merkato që përkon me idetë e tij taktike. Profili ndërkombëtar i 50-vjeçarit pëlqehet shumë nga drejtuesit e “Djallit” të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë një sforco të madhe ekonomike për rrogën e tij.

PISTAT NË GARË – Dy emrat e mësipërm kanë kuotat e tyre për të zbarkuar në Milanon kuqezi, por megjithatë, gara kryesore zhvillohet mes Paulo Fonsekës dhe Serxho Konseisaos. I pari preferohet sepse njeh më mirë Serinë A, ndërsa i dyti për mënyrën e lojës dhe aftësinë menaxhuese të shfaqur në shtatë vite me Porton. Disi më në sfond, por në pritje të një thirrjeje nga “Djalli” cilësohen edhe emra si Antonio Konte apo De Zerbi, teksa edhe Mark Van Bomel ka dhënë gatishmërinë e tij për të pranuar presionin e një stoli si ai i Milanit ku ai është ulur kur ishte ende një lojtar dhe militonte pikërisht në radhët e kuqezinjve. Ndërkohë, ka sfumuar totalisht pista Marko Roze teksa Tiago Mota duket i destinuar për pankinën e Juventusit.

Një tjetër emër që po përflitet është edhe ai i trajnerit të Argjentinës, Lionel Skaloni. Nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar, por vetëm kontakte telefonike, megjithatë operacioni për bindjen e trajnerit, përkohësisht kampion bote mund të jetë i arritshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Modric pendohet, kërkon të qëndrojë te Real Madridi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.