Wednesday, 22. April 2026
Sport

Sulmuesi i Genoa-s kërkohet edhe nga Bayernit

GS 18/05/2024 1 Min. Lesezeit

Albert Gudmundsson është një prej lojtarëve që ka spikatur më shumë në Serie A.

Sulmuesi erdhi te Genoa pa bujë, por islandezi bëri “zhurmë” me golat dhe formën e tij, aq sa tani ka fituar admirues në Premier League dhe jo vetëm.

Mediet italiane kanë raportuar se në gjurmët e 26-vjeçarit është vendosur edhe Bayern Munich, me bavarezët që kërkojnë të përforcojnë sulmin dhe te Gudmundsson shohin cilësitë e duhura.

Juventus, Napoli, Inter dhe shumë klube të Premier League e kanë ndjekur me interes, teksa aktivizimi i Bayern-it mund të ndryshojë skenarin e Gudmundsson, që nga Genoa vlerësohet rreth 35 milionë euro. Sulmuesi, që në Itali erdhi nga AZ Alkmaar ka zhvilluar 35 ndeshje midis kampionatit dhe Kupës duke realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 4 asistime.

Teilen: