Pak emocione të bukura do të mbajnë mend tifozët e Chelseat nga ky sezon. I karakterizuar nga kaosi, ulje-ngritjet dhe mungesa e rezultateve pozitive.
Që gjithsesi në periudhën e fundit nuk kanë munguar. 4 fitore radhazi në Premier League dhe vetëm një humbje kundër Arsenalit në 14 sfidat e fundit.
“Blutë e Londrës” renditen në vendin e gjashtë një javë përpara fundit, pozitë që sjell kualifikimin në Conference League. Që përkon me objektivin minimal të klubit.
Pavarësisht se vlerëson rritjen e skuadrës në lojë, gola e rezultate, Mauricio Pochettino nuk e quan sukses biletën europiane të Conference League.
“Absolutisht që nuk do të festojmë nëse renditemi të pestët apo të gjashtët. Nuk do të na shihni duke bërë foto për një arritje të tillë.
Nuk mjafton për një klub si Chelsea. As për presidencën, drejtorët dhe futbollistët. Chelsea meriton shumë më tepër”, u shpreh tekniku argjentinas.