Thursday, 16. July 2026
Sport

Befasi në përbërjet e ekipeve të derbit, Llapi – Ballkani

GS 18/05/2024 1 Min. Lesezeit

Pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes më të rëndësishme të sezonit në Superligën e futbollit, Llapi – Ballkani.

Duke filluar nga ora 15:00, në arenën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë ndeshen dy ekipet e para në tabelë, Ballkani e Llapi, në duelin që mund ta vendos kampionin qysh sot.

Llapi i ka pesë mungesa, përfshirë lojtarë të lënduar e të ndëshkuar, ndërsa te Ballkani nik është në formacionin e parë Almir Kryeziu.

Me një fitore ose barazim Ballkani shpallet kampion. Llapit i kryen punë vetëm fitorja për ta shtyrë vendosjen e titullit në xhiron e fundit.

Teilen: