Menaxheri në largim i Liverpulit, Jyrgen Klop thotë se do të votonte për të hequr VAR-in pasi arbitrat nuk janë në gjendje të përdorin teknologjinë siç duhet sipas tij.

Klubet e Premier Ligës do të votojnë nëse do të heqin VAR nga sezoni i ardhshëm në mbledhjen e tyre të përgjithshme vjetore më 6 qershor. VAR u prezantua në vitin 2019 për të ndihmuar zyrtarët në fushë me vendimet kryesore të ndeshjeve, por ka pasur një numër incidentesh të diskutueshme që përfshijnë teknologjinë.
“Unë nuk mendoj se ata, klubi do votojnë kundër VAR-it, unë mendoj se ata do të votojnë për mënyrën se si përdoret, sepse kjo definitivisht nuk është e drejtë”, tha Klop në konferencën e tij të fundit për shtyp përpara një ndeshje të Liverpulit. “Në mënyrën si e bëjnë, unë do të votoja kundër, sepse këta njerëz nuk janë në gjendje ta përdorin siç duhet. Unë nuk mendoj se VAR është problemi, por mënyra se si e përdorim atë është problemi. Pra, ju nuk mund t’i ndryshoni njerëzit, është e qartë. Por po, unë do të votoja për heqjen e VAR”.
NDESHJA E FUNDIT – Emocionet e kanë pushtuar 56- vjeçarin, i cili pas 9 vitesh do t’i japë lamtumirën “Anfield”, në vendin ku fitoi gjithçka të mundshme: “Është java më intensive e jetës sime. Të thuash lamtumirë nuk mendoj se është ndonjëherë e bukur, por të thuash lamtumirë pa u ndjerë i trishtuar apo i lënduar, kjo do të thoshte thjesht se koha që kemi kaluar së bashku nuk ishte e mrekullueshme dhe ne kaluam një kohë të shkëlqyer”, tha gjermani. Klop, i cili u emërua trajner i Liverpulit në tetor 2015, e udhëhoqi klubin drejt shtatë trofeve të mëdha. Ai fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2019 përpara se ta udhëhiqte Liverpulin drejt titullit të parë të ligës në 30 vjet, në sezonin 2019-20.
I pyetur për trashëgiminë e tij në Mersejsajd, Klop tha: “E di që mund të kishim fituar më shumë, por nuk mund ta ndryshoj këtë. Të humbasësh titullin me një pikë tregon se je vërtet i fortë. A mund të kishte bërë dikush tjetër më mirë? Ndoshta. Por unë nuk munda. Pjesa tjetër do të gjykohet nga njerëzit dhe jam i sigurt që shumica mendojnë se ishim absolutisht mirë. Qava kur lexova disa letra të tifozëve”. Liverpuli është i sigurt se do të përfundojë në vendin e tretë këtë sezon, pavarësisht rezultatit kundër Uolvesit.
PANORAMASPORT.AL