Thursday, 16. July 2026
Sport

Shpërthen festa e shqiptarëve në Mal të Zi, tronditet Nikshiqi dhe Podgorica!

GS 18/05/2024 2 Min. Lesezeit

Shqiptarët në festë, për herë të parë në histori flet shqip Kampionati i Malit të Zi.

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit është kampion i ri i Malit të Zi.

Ky është titulli i parë në histori për klubin shqiptar, pothuajse një shekull që nga themelimi, që nga viti 1926!

Djelmoshat e presidenti Pal Dreshaj shkëlqyen në Nikshiq ndaj Sutjeskës së Nikshiqit, duke triumfuar me rezultat 1:0 dhe siguruan titullin e kampionit.

Festë në Tuz e në Malësi, një sukses historik. 

Futbollisti Drazho Bozhoviq në minutën e 35-të ka realizuar për fitoren  e madhe. 

Në minutën e 39-të, Leon Ujkaj është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe duke lënë me një lojtar me pak Deçiqin. 

Në minutën e 86-të, fat për Deçiqjn, Markoviq nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra qëlloi tërthorësen.

Deçiqi është kampion  i ri me 67 pikë, 6 më shumë se Buduçnosti e Mornari dhe Sutjeska renditet në vend të katër me 53 pikë pas javës së 35-të (java e parafundit.

Sutjeska e Nikshiqit e tronditur nga humbja e Buduçnosti i Podgoricës që nuk e mbrojti titullin e kampionit.

Teilen: