Nuk kanë munguar polemikat në këtë javë të parafundit të Superligës së Turqisë, teksa protagonist ishte sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.
Bomberi kavajas, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 87-të, në duelin ndaj Kajserispor në transfertë, në duelin që përfundoi me shifrat 2-2, teksa goli i anuluar i Cikalleshit, do t’i siguronte 3 pikë të arta Koniasporit, që mund të siguronte matematikisht mbijetesën, por ky gol u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, duke i djegur festën e çmendur, sulmuesit shqiptar në momentin e shënimit.
Nuk mungojnë as polemikat në lidhje me vendimin e VAR-it, teksa tifozët e Koniasporit, pretendojnë se goli i shënuar nga Cikalleshi ishte i rregullt dhe u anulua me pa të drejtë.
GOLI I CIKALLESHIT I ANULUAR NGA VAR: VIDEO
PANORAMASPORT.AL