Bayer Leverkusen e mbylli kampionatin gjerman pa humbje. Pasi u sigurua titulli i parë në histori – i super merituar nga “Aspirinat” – skuadra e Xabi Alonsos do e mbyllë sezonin me dy finale.
Në Europa League përballë Atalantës të mërkurën e 22 majit – live në SuperSport 2 (21:00) – dhe në Kupen e Gjermanisë kundër Kaiserslautern. Me 25 maj, duel që vjen në SuperSport/DigitAlb.
Xabi Alonso ndihet krenar dhe i lumtur me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion. Dhe gati për të shijuar një tjetër trofe kundër Atalantës së Gasperinit në një finale që pritet të jetë shumë e bukur.
“Kam një skuadër të shkëlqyer, e mbushur plot djem e futbollistë fantastikë.
Çdo ditë atmosfera ka qenë e duhura. Ndihem fatlum dhe mirënjohës që mund të punoj me djem të tillë.
Tani është koha për të festuar, por deri të hënën. Pasi të mërkurën do të na duhet të vendosim sërish këmbën në gaz. Jemi të gjithë të bashkuar. Djemtë, familjet e tyre dhe tifozët.
E kemi super merituar titullin kampion, ndërkohë që nuk jemi mposhtur ende këtë sezon. Gëzim i madh për ne, një gjë e tillë na bën shumë krenar”, deklaroi trajneri bask.