• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Nëntë skuadra italiane në garat evropiane

20/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA ka konfirmuar se nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon jashtë shtatëshes së parë në Serie-A, do të ketë nëntë skuadra italiane në Evropë sezonin e ardhshëm.

Kishte një konfuzion të vërtetë për situatën, pasi gjërat u bënë të pa qarta nga Italia që fitoi një vend shtesë në Ligën e Kampionëve për shkak të kryesimit të renditjes për konkurrencën e klubeve.

Nëse Fiorentina fiton finalen e Ligës së Konferencës kundër Olympiakosit më 29 maj, atëherë automatikisht do të kualifikohet në Ligën e Evropës.

Drejtori i UEFA-s, Giorgio Marchetti ka thënë për “Sky Sport Italia” të dielën në mbrëmje se nëse Viola e ngre trofeun dhe përfundon në vendin e tetë në Serie A, atëherë vendi i Ligës së Konferencës do t’i shkojë ekipit të nëntë.

Kjo do të jetë ose Torino ose Napoli, duke shkuar në raundin e fundit të sezonit.

Kjo do të thotë se nëntë skuadrat më të mira në Serie A do të kualifikohen të gjitha për turnetë e UEFA-s, pasi pesë më të mirat (ose gjashtë, në varësi të Atalantës) hyjnë në Ligën e Kampionëve, e gjashta, e shtata dhe Fiorentina hyn në Europa League, pastaj e nënta në Ligën e Konferencave.

Next Post

Konfirmohet takimi i Xavit dhe Laportas pas ndeshjes, ende pa vendim për trajnerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.