Monday, 19. January 2026
Sport

Reali pa Tchouamenin në finalen e Championsit

GS 20/05/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Aurelien Tchouameni do të jetë mungesa e madhe e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

“Marca” ka shkruar të hënën se Tchouameni nuk do të paraqitet në finale për shkak se nuk është rikuperuar nga lëndimi, të cilin e pësoi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Bayern Munchenit.

Finalja e Championsit ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Real Madridit, do të zhvillohet më datën 1 qershor në Londër.

Duke pasur parasysh mungesën e Tchouamenit që pritet të konfirmohet edhe nga Real Madridi, trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur që të luaj me Toni Kroosin e Eduardo Camavingan në qendër të mesfushës kundër Dortmundit.

Tchouameni këtë edicion ka 3 gola e 1 asistim në të gjitha garat për ekipin spanjoll.

Teilen: