Wednesday, 22. April 2026
Sport

Tifozat Kuq e Zi me aksion kundër FSHF-së për shkak të ​bashkëpunimit më Serbinë

GS 20/05/2024 1 Min. Lesezeit

Përveç në Kosovë, aplikimi i përbashkët i Shqipërisë më Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian Euro 2027 për grupmoshat U21 tashmë ka nisur të kundërshtohet edhe në Shqipëri.

Janë tifozët e Kombëtares Shqiptare, të njohur si “Tifozët kuqezi” ata që në mënyrë të organizuar kanë reaguar të hënën kundër kësaj iniciative. Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqe në dyert e Federatës Shqiptarë të futbollit, derisa kanë vendosur edhe fotografi të krimeve të Serbisë në Kosovë.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në reagimin e tifozëve kuqezi.

Ndërsa në Kosovë ka pasur reagimë të shumta nga të gjithë njhësit e futbollit, ndërsa ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar se nuk ka pasur fare komunikim mes dy shteteve për këtë vendim.

Teilen: