Në margjinat e festimit për Scudetton e 20-të të fituar nga Inter, Hakan Calhanoglu foli për “Sportmediaset” duke shpjeguar sezonin, por edhe duke dhënë një deklaratë dashurie për fanellën e Interit.
“Është një ëndërr, i falenderoj të gjithë. Që nga viti im i parë, tifozët më kanë ndihmuar shumë. Së pari ishin shokët e skuadrës, më pas tifozët që më ndihmuan të rris vlerën time.
Qëllimi ynë është të shkruajmë sa më shumë histori me këtë klub të mrekullueshëm dhe besoj se kemi filluar me yllin e dytë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Kam shtatë vite në Milano, por gjaku im është zikaltër”, ka deklaruar Calhanoglu, duke thumbuar ashpër Milanin