Thursday, 16. July 2026
Sport

Liverpooli zyrtarion trajnerin Slot

GS 20/05/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri nga Holanda, Arne Slot do të jetë në krye të Liverpoolit.

Ekipi nga Anglia, të hënën e ka konfirmuar holandezin Slot në postin e trajnerit. Slot do ta nis punën tek Liverpooli më datën 1 korrik dhe do ta udhëheq ekipin përgjatë sezonit 2024/25.

Në njoftimin e Liverpoolit, thuhet se marrëveshja është arritur edhe me Feyenoordin për angazhimin e trajnerit Slot.

Slot 45-vjeçar, do të largohet nga Feyenoordi për të marr drejtimin e Liverpoolit, ekip në të cilin do ta zëvendësoj Jurgen Kloppin.

Teilen: