Thursday, 23. April 2026
Sport

Barazimi dramatik ndaj Bolonjës, ndodh për herë të parë në histori që Juventusi nuk…

GS 20/05/2024 1 Min. Lesezeit

Paolo Montero debutoi me barazim në krye të Juventus-s, në transfertën ndaj Bolonjës që u mbyll me rezultatin 3-3, me tekniku uruguaian që mori përkohësisht drejtimin e “Zonjës së Vjetër” pas shkarkimit të trajnerit Masimiliano Alegri. 

GODIln8WIAEZFs_

Ndeshja e luajtur në “Stadio Renato Dall’Ara” rezultoi dramatike, me bardhezinjtë që e panë veten në disavantazhin e 3 golave. Gjithsesi skuadra e Monteros nuk u dorëzua duke rikuperuar rezultatin në 3-3. 

Kjo ishte hera e parë në histori që Juventusi nuk humbet një ndeshje në Serinë A pas pësimit të 3 golave.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: