• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO 2024/ Roberto Martinez shpalos listën e lojtarëve të grumbulluar me Portugalinë

21/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Roberto Martinez ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të përfaqësojnë Kombëtaren e Portugalisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Martinez ka zbuluar sot (e martë) pasdite, në Cidade do Futebol, grupin prej 26 lojtarësh të zgjedhur për të marrë pjesë në Euro 2024, i cili do të zhvillohet mes 14 qershorit dhe 14 korrikut, në Gjermani. Pjesë e listës janë yje si Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Rafael Leao dhe Ruben Dias, por nuk mungojnë as senatorët apo veteranët e kombëtares si Cristiano Ronaldo, Pepe, Danilo Pereira dhe Rui Patricio.

Lojtarët do të marrin pjesë në kampin stërvitor parapërgatitës i cili do të përfshijë, tre ndeshje, kundër Finlandës (4 qershor), Kroacisë (8 qershor) dhe Republikës së Irlandës (11 qershor).

Portugalia, kujtojmë që gjendet në Grupin F të Kampionatit Europian dhe do të luajë kundër Çekisë (Leipzig, 18 qershor), Turqisë (Dortmund, 22 qershor) dhe Gjeorgjisë (Gelsenkirshen, 26 qershor).

Lojtarët e ftuar nga Portugalia

Portierët: Diogo Costa (Porto), Jose Se (Wolves) dhe Rui Patricio (AS Roma);

Mbrojtësit: Antonio Silva (Benfica), Danilo Pereira (PSG), Diogo Dalot (Man Utd), Gonçalo Inacio (Sporting CP), Joao Cancelo (Barcelona), Nelson Semedo (Wolves), Nuno Mendes (PSG), Pepe (Porto) dhe Ruben Dias (Man City).

Mesfushorët: Bruno Fernandes (Man Utd), Joao Neves (Benfica), Joao Palhinha (Fulham), Otavio Monteiro (Al Nassr), Ruben Neves (Al-Hilal) dhe Vitinha (PSG)

Sulmuesit: Bernardo Silva (Man City), Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Diogo Jota (Liverpool), Francisco Conceicao (Porto), Goncalo Ramos (PSG), Joao Felix (Barcelona), Pedro Neto (Wolves) dhe Rafael Leao (AC Milan)./h.ll/abcnews.al

Next Post

Xhudistja Fazliu fiton të bronztën në Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.