Thursday, 23. April 2026
Sport

Anglia publikon listën e zgjeruar, Rashford mbetet jashtë

GS 21/05/2024 1 Min. Lesezeit

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate të martën ka publikuar listën preliminare për “Euro 2024”.

Në listën e tij të zgjeruar, Southgate ka ftuar 33 futbollistë, ndërsa deri më 7 qershor do ta reduktoj listën në 26 lojtarë që edhe do të jetë përfundimtare.

Në listën, Southgate ka lënë jashtë shumë emra të njohur: Marcus Rashford (Man. Utd), Ben Chilwell (Chelsea) e James Maddison (Tottenham).

Para Evropianit, Anglia muajin tjetër i ka të aranzhuara dy ndeshje miqësore. Do të përballet me Bosnjë e Hercegovinën (3 qershor) dhe Islandën (7 qershor).

Në “Euro 2024”, Anglia është pjesë e Grupit C dhe do të ketë punë me Serbinë, Danimarkën e Slloveninë.

Teilen: