Toni Kros ka vendosur të pensionohet nga futbolli. Kampionati Europian në Gjermani do të jetë aventura e fundit e mesfushorit 34-vjeçarë. Nëpërmjet rrjeteve sociale presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dashur të përshëndesë mesfushorin gjerman:

“Toni Kros është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit, ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”.
Kros ka arritur të fitoje gjithsej 34 tituj në karrierë, dhe koleksionit të tij mund t’i shtohen edhe 2 të tjerë, në rast fitimit të Ligës së Kampioneve me Real Madridin dhe EURO 2024 me Gjermaninë.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL


