Premier Liga e këtij se zoni është klas ifikuar zyrtarisht si më argëtuesja në histori, për sa i përket golave të shënuar. Kjo pasi Xharell Kuansah shënoi golin e 1.223-të të sezonit në minutën e 40-të të ndeshjes së fundit të Jyrgen Klopit si trajner i Liverpulit të dielën.
Ai gol vendosi një rekord, për sezonin e Premier Ligës me më shumë gola të shënuar ndonjëherë në histori. Sezoni 2023-24 theu rekordin që kishte vendosur sezoni inaugurues i Premier Ligës në 1992-93, për numrin e golave të shënuar dhe do të thotë se këtë sezon u shënua mesatarisht për ndeshje më shumë se tre gola (3.27).
HISTORIA- Por, gjatë 1992-93 Premier Liga përbëhej nga 22 ekipe. Ky numër skuadrash më pas u reduktua në 20 pas dy sezonesh dhe prej vitit 1994 Premier Liga funksionon me sistemin e 20 ekipeve. Ky ndryshim u bë për të akomoduar katër skuadra angleze që kishin të drejtë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve dhe ishte një rekomandim i UEFA-s. Por rekordi për më shumë gola të shënuar në një sezon të ligës me 20 ekipe u thye që muajin e kaluar.
Ka një sërë faktorësh që panë shtimin e numrit të golave në Premier Ligë këtë sezon. Një prej tyre ka qenë numri i lartë i golave të pësuar nga ekipet që ranë: Shefilld Junajtid, Bërnlej dhe Lutoni. “Blades” pësuan 104 gola, Bërnlej 78 dhe Lutoni 85. Një tjetër faktor është edhe rritja e minutave të ndeshjeve këtë sezon me një numër minutash rekord shtesë për shkak të vonesave.
PANORAMASPORT.AL