• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapit U21 mposht Ballkanin

23/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi i Llapit U21 ka siguruar play-offin një xhiro pa përfunduar edicioni i rregullt i Ligës U21 pas fitores në ndeshjen derbi ndaj Ballkanit me rezultat 3:2. 

“Të besuarit e trajnerit Mehmet Agushi ishin dominues përball ekipit suharekas, ku me plotë meritë arritën tre pikëshin e plasmanit në playoff.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin tonë kur sulmuesi Eron Brajshori zhbllokoi shifrat në minutën e 3-t të takimit.

Epërsia zgjati deri në minutën e 14-t kur Rinor Jahmurataj i mysafirëve barazoi rezultatin, kurse për ta rikthyer epërsinë e ekipit tonë u përkujdes mesfushori Arianit Hasani që realizoi një super gol nga distanca (38’).

Në pjesën e dytë, ekipi ynë pati nën kontroll ndeshjen dhe arriti të realizoj edhe golin e tretë përmes Brajshorit (67’) për të cilin ishte goli i dytë personal në ndeshje.

Krejt çka bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të epërsisë nga Destan Bytyqi në minutën e parë të kohës shtesë të takimit.

Pas kësaj fitoreje, ekipi U21 pozicionohet në vendin e katërt që siguron pjesëmarrjen në play-off me 47 pikë të grumbulluara, kurse në javën e fundit do përballet me ekipin e Lirisë në udhëtim”, njofton KF Llapi.

Next Post

Ranieri thotë se nuk do të pensionohet, kërkon të trajnojë ndonjë kombëtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.