• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Olise në radarin e ‘gjigantëve’ të Evropës

23/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se ka shpenzuar më tepër se 1 miliardë paundë dhe ka transferuar më shumë se 18 lojtarë që prej marrjes në dorë të klubi nga manjatët amerikanë, Chelsea mbetet ende një ekip në proces rindërtimi.

Futbollistët e afruar nuk kanë performuar në bazë të pritshmërive dhe me mënyrën se si kanë luajtur “Blutë e Londrës” këtë sezon është konfirmuar diferenca e madhe që kanë me skuadrat e afirmuara si Manchester City dhe Liverpool.

Mauricio Pochetino është përpjekur të ndryshojë gjërat për mirë, por rezultatet e dy herë fituesve të Champions League kanë pësuar shumë ulje-ngritje dhe për këtë arsye, pronari amerikan, Todd Boehly, ka garantuar përsëri blerje në merkaton e verës.

Një emër shumë i lakmuar është i Michael Olise. Lojtari i lindur në Angli, por që përfaqëson Francën ka qenë futbollisti më i dalluar te Crystal Palace në sezonet e fundit, dicka që konfirmohet qartazi edhe nga statistikat, ku në vetëm 18 sfidat e zhvilluara këtë sezon ka arritur të shënojë plot 10 gola, si dhe të dhurojë 5 asistime për shokët e tij të skuadrës

Klauzola e lirimit të Olise në sezonin e shkuar ishte 35 milionë paundë, por në verë pritet të jetë më e lartë. Chelsea do të ketë dhe konkurrencën e Manchester United për shërbimet e sulmuesit anësor.

Next Post

Baste të dyshimta për kartonë të verdhë, Federata Angleze hap çështje për yllin brazilian duke hedhur në ajër transferimin te Mançester Siti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.