• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia mund të festojë

23/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia nuk ia doli të siguronte finalen e madhe për titullin kampion në Superiore, por skuadra e drejtuar nga Tomas Brdariç mund t’i gëzohet faktit se kthehet për të katërtin vit radhazi në kompeticionet europiane.

Në tre vitet e mëparshme shkodranët kanë siguruar në bazë të rezultateve të tyre koeficientin 4 në UEFA dhe ai, në këtë edicion, u ka mjaftuar që të bëjnë një hap të rëndësishëm pasi tashmë do të renditen në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të Ligës së Konferencës.

Konfirmimi ka ardhur pas rezultateve të djeshme në disa kompeticone në Europë, ashtu si edhe finalja e Ligës së Europës, që kanë Sjellë zhvendosjet në raunde të ndryshme të skuadrave duke bërë matematikisht të sigurt praninë e Vllaznisë në vazon e skuadrave të forta, ashtu si edhe Tirana.

Kësisoj, shkodranët shmangin kundërshtarë të komplikuar si Zalgiris, Olimpija Lubjana, Dinamo Tbilisi apo edhe Shkëndija Tetovë, të cilat janë gjithashtu në vazon e parë. Kjo mund të bëjë më të lehtë rrugëtimin në këtë tur të Vllaznisë dhe të ndihmojë në objektivin e shkodranëve për kalimin e të paktën një turi, që do të garantonte të ardhura të rëndësishme për kuqeblutë.

Next Post

ZYRTARE/ Ajaksi me trajner të ri, skuadra legjendare holandeze i beson stolin 35-vjeçarit italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.