Thursday, 23. April 2026
Sport

Mara bën heroin në Gjeorgji

GS 23/05/2024 1 Min. Lesezeit

Talenti maliqar Uerdi Mara ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Dinamo Batumit në elitën e futbollit gjeorgjian, teksa i dhuroi 3 pikë të arta të tijëve në triumfin 1:2 të arritur në transfertë ndaj Dinamo Tbilis.  

25-vjeçari ishte titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 54-t, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke shënuar kështu golin e fitores.  

Kjo ishte rrjeta e parë për Marën me fanellën e Dinamo Batumit, ku numëron 11 ndeshje. Vlen të theksohet fakti se mesfushori që në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut, iu bashkua kampionëve të Gjerogjisë, në merkaton e janarit nga skuadra turke e Keciorengucu.  

Ai ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve duke u graduar si titullar te Dinamo që kërkon mbrojtjen e titullit këtë sezon.

Teilen: