• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohen detaje tjera të kontratës së Hansi Flick me Barcelonën

24/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri gjerman, Hansi Flick pritet të emërohet përfundimisht si trajner i ri i Barcelonës, duke pasuar Xavi Hernandezin, i cili do të largohet brenda disa ditësh.

Sipas gazetarit Roger Torello nga Mundo Deportivo, marrëveshja e Barcelonës me Hansi Flick do të zgjasë vetëm për një sezon.

Marrëveshja do të vijë gjithashtu me një opsion për një vit tjetër, por do të varet nga Barça që ta zgjasë ose ta lërë atë në fund të sezonit të ardhshëm.

Barcelona nuk është e gatshme të lidhet me gjermanin me një kontratë të gjatë. Flick gjithashtu pajtohet me kushtet.

Paga e tij gjithashtu do të jetë në përputhje me pagën prej 5 milionë euro në vit që Xavi merr aktualisht në Camp Nou.

Burimi thotë se Flick arriti një marrëveshje totale me Barçën tre javë më parë. Ajo që ka mbetur është që Blaugranët të shkarkojnë Xavin dhe të zyrtarizojnë Flick.

Xavi nuk është ende i informuar për planin e Barçës për ta shkarkuar dhe lexon lajmet në media. Por, burimet thonë se një takim me hierarkinë e klubit është planifikuar për të hënën kur do të zbulohet qëndrimi i klubit.

Ndërkohë, Xavi thuhet se është kontaktuar nga një klub në Korenë e Jugut, por ai me respekt e ka refuzuar ofertën.

Next Post

Jo vetëm Zhegrova, Juventus ‘hidhet në sulm’ për mbrojtësin e Lille

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.